Mikeli: Mbrojmë atë që ka vlerë për ju
Lexohet për: 4 min.
Sigma-290923
1 vit më parë
Linku u kopjua

Angazhimi i vazhdueshëm, përkushtimi ndaj klientëve dhe kontributi i pandërprerë ndaj komunitetit, janë disa nga ndikimet pozitive që SIGMA Interalbanian ka synuar dhe arritur në gati dy dekada në Kosovë. Si pjesë e Vienna Insurance Group, kompania ka shënuar një prani të ndjeshme dhe ndikim pozitiv në tregun e sigurimeve në vend. Për këtë arsye, kemi zgjedhur të intervistojmë Denada Mikeli, menaxhere e Departamentit të Marrjes në Sigurim dhe Risigurimeve, në SIGMA Interalbanian, dega Kosovë.

Cili është roli dhe ndikimi i SIGMA Interalbanian në tregun e sigurimeve në Kosovë?

Denada Mikeli: Ne kemi një prani të qëndrueshme në tregun e sigurimeve në Kosovë prej gati 20 vitesh dhe prej 16 vitesh jemi pjesë e Grupit më të madh të sigurimeve në Evropën Qendrore dhe juglindore “Vienna Insurance Group”. Në përputhje me moton e Grupit “Të mbrojmë atë që ka vlerë, gjatë kësaj kohe, kemi punuar ngushtë me klientët tanë dhe tregun vendas për të ofruar produkte dhe shërbime cilësore. Roli ynë është të kujdesemi për nevojat e klientëve, të jemi të pranishëm si një partner i besueshëm për ata që kanë nevojë për ne duke ofruar siguri për stabilitetin e tyre financiar dhe mbrojtje kundër rreziqeve specifike.

Cilat janë disa nga shtyllat kryesore që udhëhoqën punën tuaj?

Denada Mikeli: Kompania ka krijuar një emër shumë të mirë në tregun e sigurimeve në Kosovë, me theks të veçantë në sigurimin vullnetar duke qenë lider në ofrimin e produkteve të specializuara dhe në harmoni me nevojat e klientëve. Një sërë faktorësh janë të rëndësishëm në performancën e kompanisë sonë dhe të cilat udhëheqin punën tonë si marrje në sigurim. Se pari, është menaxhimi i kujdesshëm i risqeve për të pasur stabilitet financiar dhe qëndrueshmëri në aftësinë paguese. Punonjësit tanë dhe trajnimi i tyre i vazhdueshëm kanë një rëndësi thelbësore për të zhvilluar produkte të reja dhe për të përmirësuar shërbimet tona. Mbështetja e kompanisë nënë, “Vienna Insurance Group” dhe bashkëpunimi me brokerat dhe partnerët risigurues të njohur dhe me rating mbi “A” është gjithashtu një garanci për nivelin ndërkombëtar të standardeve për produktet që ofrohen për klientët.

Kjo ndikon edhe në zhvillimin e tregut dhe ekonomisë vendase, apo jo?

Denada Mikeli: Sigurisht! SIGMA Interalbanian Vienna Insurance Group ka dhënë dhe vazhdon të japë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik të vendit. Përveç krijimit të vendeve të punës, gjithashtu kompania ka ndihmuar në rritjen e ndërgjegjësimit për rëndësinë e sigurimeve në shoqëri. Si pjesë e “Vienna Insurance Group”, kjo është një nga përgjegjësitë tona sociale, duke ndihmuar në edukimin e publikut rreth kësaj çështje. Trajtimi dhe pagesa në kohë e kërkesave për dëmshpërblim, pavarësisht vlerës së tyre të lartë, ofron siguri për klientët tanë, por njëkohësisht stabilitet financiar në përgjithësi në ekonominë vendase.

Çfarë duhet të sigurojmë, sipas jush? Pra, cilat janë fushat që sot ka më tepër nevojë për sigurim?

Denada Mikeli: Është e rëndësishme të mbrojmë veten dhe familjet e bizneset tona nga pasojat më të këqija financiare. Zgjedhja e llojit të sigurimit bazohet në situatën specifike familjare për individët apo të aktivitetit për bizneset. Për individët apo familjet llojet e sigurimeve që rekomandohen përfshijnë shëndetin, automjetin, pronën dhe normalisht paaftësinë afatgjatë. Për bizneset, rekomandohet një gamë më e gjerë dhe gjithëpërfshirëse për sigurim bazuar edhe në aktivitetin përkatës si sigurimi i përgjegjësive; pronës; aksidenteve personale dhe shëndetit të punonjësve, duke vazhduar më tej me sigurime më specifike si: sigurimi ndaj risqeve kibernetike; Sigurimet BBB për Bankat (sigurimi gjithëpërfshirës për aktivitetin e Bankave), etj. Kompania jonë, si pjesë e një grupi me një përvojë pothuajse 200-vjeçare në fushën e sigurimeve, por edhe me një përvojë të gjatë në tregun lokal, ofron këto produkte si edhe produkte të tjera sigurimi lehtësisht të përshtatshme me nevojat e klientëve.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025