Mickoski akuzon BDI ‘për lojë të rrezikshme’
Lexohet për: 2 min.
Mickoski
6 muaj më parë
Linku u kopjua

Mandatari për formimin e Qeverisë së re të Maqedonisë së Veriut, njëherësh kryetar i VMRO-DPMNE, Hristian Mickoski u tërhoqi vërejtjen funksionarëve të caktuar të BDI-së, që sipas tij, po luajnë lojë të rrezikshme, duke tentuar që bisedimet për qeverinë t’i zbresin në nivel të garave numerike dhe etnike.

Ai tha se këta individë e bëjnë këtë lojë prej vitesh, por VMRO nuk do të lejojë as retorikë e as veprimtari të tillë.

“I shoh deklaratat etnocentrike që cilat vijnë nga disa persona zyrtarë të Bashkimit Demokratik për Integrim. Në atë mënyrë shohin që sërish të imponojnë provokime etnike në bashkëjetesën në Maqedoni, me faktin që këto bisedime për formimin e qeverisë së re dhe institucioneve të zbriten në çështje se sa kanë fituar shqiptarët, maqedonasit, serbët, vllehët dhe të tjerët. E ndjek me kujdes këtë lojë shumë të rrezikshme, të individëve të cilët, e kanë luajtur këtë lojë në 7 vitet e kaluara. Dhe nëse ashtu vazhdojnë, shumë shpejtë sot, e vërteta do të dalë në shesh”, tha Mickoski.

Mickoski tha se procesi i bisedimeve është një përpjekje e partnerëve të rinj për krijimin e një qeverie të re, të denjë për zgjidhjet dhe vendimmarrjet cilësore.

“Nuk dua që këto bisedime të jenë numra dhe të shihen numerikisht. Bisedimet që kemi pasur me partnerët VLEN dhe partia politike ZNAM. Para se gjithash dua që ai të jetë proces, i cili do të ishte vlerë e shtuar, proces i zgjidhjeve dhe vendimeve cilësore dhe mendoj se është i tillë”, tha Mickoski.

Mickoski, nuk zbardhi shumë detaje rreth bisedimeve me partnerin tjetër ZNAM, por në opinion qarkullojnë zëra se partia e Maksim Dimitrieskit, do të ketë Ministrinë e Drejtësisë dhe atë të Administratës. /Alsat.mk

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024