Michael Kors për herë të parë në Ballkan, në Prishtina Mall
Lexohet për: 2 min.
prishtina mall
1 vit më parë
Linku u kopjua

Michael Kors ka kënaqësinë të njoftojë hapjen e një dyqani të ri Michael Kors Lifestyle në Prishtina Mall në Kosovë. Muaji gusht ka rezervuar një experiencë të re blerje për të gjithë ju adhuruesit e shopping, me një brand të ri ndërkombetar si Michael Kors. Për herë të parë në rajonin e Ballkanit dyqani i Michael Kors hap dyert në Prishtina Mall.

Me reputacionin e tij të pakrahasueshëm për sofistikimin dhe stilin e përjetshëm, Michael Kors është një ikonë globale në industrinë e modës. Zgjedhja për të qënë prezent në rajonin e Ballkanit shënon një moment emocionues, duke sjellë dizenjot e saj të njohura dhe produktet luksoze në një audiencë krejtësisht të re. Sapo të jenë në dyqan, klientët do të përfshihen menjëherë në një atmosferë luksi dhe ngrohtësie.

Në zemër të dizajnit të dyqanit janë një sërë hapsirash elegante, secila me një linjë produktesh të kuruara posaçërisht. Vendndodhja prej 2,150 metrash katrorë do të mbajë një përzgjedhje luksoze të modës dhe aksesorëve të MICHAEL Michael Kors, duke përfshirë çanta dore dhe artikuj të vegjël lëkure, veshje për femra dhe meshkuj, këpucë, orë dhe syze.

Prishtina Mall, është një nga destinacionet më të njohura të blerjeve në rajonin e Ballkanit. Me arkitekturën e saj moderne, gamën e larmishme të dyqaneve dhe atmosferën e gjallë, qendra tregtare ofron një vend ideal për debutimin e Michael Kors në Ballkan.

Hapja e dyqanit Michael Kors në Prishtina Mall premton të jetë një ngjarje e paharrueshme për entuziastët e modës në rajonin e Ballkanit. Është një mundësi për të përjetuar elegancën dhe luksin për të cilin shquhet Michael Kors, pikërisht në zemër të Prishtinës.

Për më shumë informacion, vizitoni faqen e internetit të Michael Kors në http://www.michaelkors.com ose na ndiqni në mediat sociale http://multibrand.al për përditësime mbi rrugëtimin e ri dedikuar ju.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025