Messi kërkon që Topi i Artë t’i takojë Lautaros
Sport
Lexohet për: 1 min.
Leo Messi po kërkon që bashkatdhetari i tij Lautaro Martinez të fitojë Topin e Artë, por sulmuesi i Interit pritet të përfundojë në top pesëshen, me Vini Jr. që e fiton këtë çmim për herë të parë. “Sky Sport Italia” parashikon se sulmuesi i Interit, Lautaro Martinez do të përfundojë në top 5 të renditjes së Topit të Artë 2024.
Ylli argjentinas është në mesin e 30 finalistëve së bashku me shokun e tij të skuadrës Hakan Calhanoglu dhe asin e Atalantës Ademola Lookman. “Sipas Sky”, Lautaro do të përfundojë në top 5, ndërsa ylli i Real Madridit, Vinicius Junior është fituesi më i mundshëm.
Lautaro fitoi titullin e Serie A me Interin dhe Kupën e Amerikës me Argjentinën sezonin e kaluar, duke u bërë golashënuesi më i mirë në të dy turnetë. Leo Messi tha në fillim të kësaj jave se Lautaro e meriton të fitojë Topin e Artë më shumë se çdo lojtar tjetër.
Ceremonia e ndarjes së Topit të Artë do të zhvillohet në Paris më 28 tetor.