Messi alarmon argjentinasit, mungoi në stërvitjen e sotme
Lexohet për: 1 min.
13-Messi
2 vite më parë
Linku u kopjua

Ka filluar të përhapet frikë te tifozët argjentinas sa i përket një lëndimi të Lionel Messit, i cili mungoi në seancën stërvitore të sotme të Kombëtares së Argjentinës.

Messi është lojtari kyç i Argjentinës, dhe kur mediat nga anë e mbanë bota provuan të kapnin pamje të tij gjatë stërvitjes së sotme, u alarmuan pasi nuk e panë yllin argjentinas me grupin e lojtarëve, raporton KosovaPress.

Por, siç raportohet nga mediumi argjentinas “Ole”, Messi e filloi seancën stërvitore në palestër, larg grupit, me Rodrigo De Paul, Leandro Paredes, Angel Di Maria dhe Nicolas Otamendi, para se t’i bashkohej pjesës tjetër të skuadrës pasi që mediat u larguan.

Ka pasur një nivel shqetësimi rreth gjendjes fizike të Messit që kur ai u duk se kishte marrë një problem në një miqësore kundër Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA) në fillim të javës.

Argjentina doli fituese 5:0 falë golave të Messit, Di Maria, i cili shënoi dy herë, Joaquin Correa dhe Julian Alvarez.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025