Mësohen arsyet e vdekjes së lojtarit të njohur të golfit amerikan
Lexohet për: 2 min.
Murray
7 muaj më parë
Linku u kopjua

Lojtari i golfit të PGA Tour, Grayson Murray, i cili vdiq në moshën 30-vjeçare, i mori jetën vetes, thanë prindërit e tij, teksa u kërkuan njerëzve që të jenë "të sjellshëm me njëri-tjetrin".

Prindërit e tij Eric dhe Terry Murray thanë se "jeta nuk ishte gjithmonë e lehtë" për djalin e tyre dhe "megjithëse ai mori jetën e tij”.

Çifti tha se humbja e tij ishte një "makth" dhe ata kanë "aq shumë pyetje që nuk kanë përgjigje... por një".

"A ishte i dashur Grayson? Përgjigjja është po. Nga ne, vëllai i tij Cameron, motra e tij Erica, e gjithë familja e tij e gjerë, nga miqtë e tij, nga shokët e tij lojtarë dhe - me sa duket - nga shumë prej jush që po e lexoni këtë. Ai ishte i dashur dhe do t'i mungojë."

Eric e Terry falënderuan PGA Tour dhe "të gjithë botën e golfit për mbështetjen e madhe".

Lojtari amerikan u tërhoq nga gara Charles Schwab në Fort Worth Teksas, të premten dhe vdekja e tij të shtunën u njoftua nga komisionari i PGA Tour Jay Monahan.

Murray foli në janar për betejat e tij me ankthin dhe depresionin dhe zbuloi se  kishte kërkuar trajtim vitet e fundit për abuzim me alkoolin, por kishte qenë i matur për disa muaj.

Ai fitoi Sony Open në Hawaii në duke mposhtur Byeong Hun An dhe Keegan Bradley në play-off. Kjo shënoi fitoren e tij të parë në turne pas titullit të parë të turneut PGA në 2017, kur fitoi kampionatin Barbasol në Alabama në moshën 24-vjeçare.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025