Ish presidenti i Kroacisë, Stjepan Mesiq ka thënë se Bashkimi Evropian është shtëpia e përbashkët për vendet e rajonit dhe se NATO është ombrella e sigurisë.
Mesiq në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës për nder të 25 vjetorit të çlirimit nga forcat okupuese serbe, tha se Ushtria Çlirimtare e Kosovës me ndihmën e bashkësisë ndërkombëtar, veçmas NATO-s parandaloi një krim masiv në Kosovë.
Mesiq theksoi se arkitektura e kufijve në rajon ka përfunduar me shpalljen e pavarësisë së Kosovës.
Gjatë ditës së sotme Kuvendi i Kosovës ka organizuar seancë solemne në nder të 25 vjetorit të çlirimit nga forcat pushtuese serbe, ku pjesëmarrës ishin edhe personalitete dhe figura të rëndësishme rajonale dhe ndërkombëtare.
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...