Disa shkolla në Serbi kanë njoftuar se do të ndërpresin plotësisht punën nesër dhe pasnesër, 13 dhe 14 shkurt, ndërkohë që studentët kanë marshuar sot këmbë nga Beogradi në Kragujevc ku të shtunën është planifikuar një protestë masive.
Nga ana tjetër, në grupet e mësuesve dhe prindërve në Viber qarkullon një thirrje nga Forumi i shkollave fillore të Vozhdocit për ndalesë njëditore të punës nesër, më 13 shkurt, ndërsa nesër në orën 11:30 para Ministrisë së Arsimit, Puls i shkollave fillore të Beogradit paralajmëron tubim të edukatorëve.
Të hënën, takimet e edukatorëve që punojnë së bashku përmes iniciativave të ndryshme u mbajtën pothuajse njëkohësisht në Çaçak dhe Beograd.
Një mbledhje e Shoqatës së Shkollave në Grevë u mbajt në Çaçak, ku u ra dakord për një aksion të përbashkët për një ndërprerje dyditore të punës dhe në një tubim në Fakultetin Filozofik në Beograd, u takuan anëtarët e shkollave fillore Puls të Beogradit, Komuniteti Informal Puls i shkollave të mesme dhe Universiteti Rebel që po ashtu punojnë për një qasje të unifikuar.Disa prej shoqatave kanë nxjerrë në pah listat e kërkesave të mësimdhënësve që shkojnë përtej asaj që kërkojnë studentët në bllokadë, ndaj i kërkojnë ministrisë përkatëse të respektojë Protokollin e 2023-ës, që ishte edhe një kërkesë e sindikatave përfaqësuese të arsimit.
Gjithashtu kërkohen ndryshime në rregulloret ligjore në fushën e arsimit, duke përfshirë ndryshimet në Ligjin për Grevat, duke iu mundësuar kështu edukatorëve të drejtën e ndërprerjes së punës, si dhe depolitizimi i Ministrisë së Arsimit dhe përzgjedhja e ministrit dhe bashkëpunëtorëve të tij sipas kompetencave profesionale dhe eksperte.
Studentët po vijnë në protestë në këmbë nga Novi Sadi, Beogradi dhe Nishi, ndërsa disa po vijnë edhe me biçikleta, ndërsa nesër priten të vijnë edhe studentët nga Kraleva, Novi Pazari, Uzhica dhe Çaçaku.