Gjatë orëve online, disa fëmijë kishin vështirësi në ndjekjen e leksioneve, këtë e bënin kryesisht në telefonat e prindërve të tyre.
Në bashkëpunim me komunën e Leposaviqit dhe humanizmin e madh të Miodrag Radovanoviqit nga fshati Kamenicë afër Soçanicës, për fëmijët pa një prind, dhjetëra komuna nga Serbia qendrore siguruan laptopë për ta bërë më të lehtë përcjelljen e ligjëratave online.
Miljana Milosavljeviq nga vendbanimi Tvërgjen i komunës së Leposaviqit, falënderon komunat që djalit të saj i dhuruan një laptop, një nxënësi të shkëlqyer të klasës së dytë të shkollës fillore dhe ia lehtësuan ndjekjen e mësimit pa pengesë.
“Djali im tani është në klasë të dytë, ka marrë një laptop në janar. Sponsorët ishin komuna e Peçincit, faleminderit shumë, komuna jonë e filloi këtë projekt, ndaj faleminderit edhe komunës, për të do të thotë shumë. Në shkollë ishte online, do të jetë, pavarësisht a do të jetë a jo, pikërisht për këtë do të thotë shumë për të, që ai e ka për vete, dhe të do të kuptoj edhe më shum sa të rritet, laptopi do të thotë shumë për të. Interneti është pak i dobët, por nuk ka rëndësi, e ka ndihmuar online. Ai është një nxënës i shkëlqyer, ka mësuar gjithçka për të punuar në laptop dhe për të do të thotë shumë që kur është online, të ndjekë mësimet. Për të do të thotë shumë”, thotë Miljana Milosavljeviq.
“Meqë jam nënë vetëushqyese, ua kanë dhënë të gjitha nënave të vetme, pres më shumë, kanë premtuar se do të ndihmojnë nënat e vetme, komuna e Peqincit dhe komunat tjera që munden”, shtoi Milosavljeviq.
Drejtori i shkollës së mesme “Nikola Tesla” në Leposaviq, Sllagjan Radoviq, tregon se fillimi ka qenë problematik, por edhe se së shpejti rreth 10% e nxënësve janë pajisur me telefon, laptopë dhe kartela.
Edhe pse u detyruan të hynin në mësim online për shkak të epidemisë, të gjithë u gjenden shumë shpejt, pavarësisht disa vështirësive të vogla. Supozohet se disa praktika që janë dëshmuar të jenë të mira sigurisht që do të mbeten. Nëse kjo do të mbetet në qendër të vëmendjes, mbetet për t'u parë pas pandemisë.
Shënim: Ky artikull është realizuar në kuadër të projektit: -“Identifikimi I sfidave në procesin mësimor të fëmijëve të komuniteteve jo-shumicë si pasoj e Pandemisë COVID 19, I cili zbatohet nga Qendra për Inovacione dhe Zhvillim/CFID dhe I financuar nga: Agjencia Slovake për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar/ SlovakAid