Mesfushori i Tottenhamit dhe synimi i Liverpoolit në radarin e Juventusit
Lexohet për: 1 min.
2-Mesfushori.
10 muaj më parë
Linku u kopjua

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, Juventusi mbetet i interesuar në mesfushorin e Tottenhamit, Pierre-Emile Hojbjerg, por prioriteti i klubit është ylli i Atalantas, Teun Koopmeiners.

Juventusi po përgatitet për sezonin 2024/25 dhe pritet që të përforcojë mesfushën gjatë verës, pavarësisht mundësisë që ta bëjë permanent transferimin e Carlos Alcaraz nga Southamptoni, raporton KosovaPress.

Thuhet se prioriteti i “Zonjës së Vjetër” është ylli i Atalantas, Koopmeiners, i cili gjithashtu po lidhet me një kalim te Liverpooli.

Koopmeiners është synim i drejtorit sportiv të Juventusit, Cristiano Giuntoli, që një kohë të gjatë, i cili kishte provuar ta transferonte holandezin te Napoli në të kaluarën. Atalanta refuzoi një ofertë prej 48 milionë eurove nga Napoli verën e kaluar, kështu që Juventusi është u vetëdijshëm që çmimi i Koopmeiners nuk do të jetë i lirë.

Po ashtu, në listën e Juventusit gjendet edhe mesfushori i Tottenhamit, Pierre-Emile Hojbjerg.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025