NK Celje pret të enjten Dritën për ndeshjen e kthimit në kuadër të Ligës së Konferencës UEFA, në stadiumin Z’dezele, ku synon të sigurojë kalimin në 1\8 e finales.
Mesfushori i Celjes, Kvesic, para përballjes me Dritën theksoi se duhet harruar fitorja në Prishtinë dhe ekipi të mos ndikohet nga rezultati i ndeshjes së parë.
Ndërkaq Kvesic, u shpreh me besim në konferencën për shtyp para sfidës ndaj KF Drita, duke theksuar se skuadra e tij do ta nisë ndeshjen nga zeroja dhe me përqendrim maksimal. Ai deklaroi se, nëse luajnë ashtu siç janë stërvitur gjatë javës, do ta kontrollojnë rrjedhën e takimit dhe nuk do t’i japin hapësira kundërshtarit për të rrezikuar.
"Ne do të fillojmë nga zeroja dhe jemi të bindur se, nëse luajmë ashtu siç jemi stërvitur, do ta kontrollojmë ndeshjen dhe nuk do t’i japim mundësi kundërshtarit", deklaroi Kvesic në konferencë për shtyp.