Mesazhi prekës i Dua Lipës për nënën e saj: Mbretëresha e shtëpisë dhe e zemrave tona
Showbiz
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Mesazhi prekës i Dua Lipës për nënën e saj: Mbretëresha e shtëpisë dhe e zemrave tona
Dua Lipa
Foto Arkiv
28/06/2026 - 17:44
Linku u kopjua

Artistja shqiptare me famë botërore Dua Lipa ka zgjedhur ta shënojë ditëlindjen e nënës së saj, Anesa Lipa, me një urim në Instagram, duke ndarë me ndjekësit një sërë fotografish të përbashkëta nga momente të ndryshme familjare, përcjell KosovaPress.

Dua Lipa e shoqëroi postimin me një mesazh plot dashuri dhe mirënjohje, ku vlerësoi rolin e nënës së saj në jetën dhe familjen e tyre.

"Gëzuar ditëlindjen mamit tim! Jemi shumë me fat që të kemi. Çdo gjë e bukur që kemi vjen nga dashuria, durimi dhe forca jote. Mbretëresha e shtëpisë dhe e zemrave tona! Të dua shumë", ka shkruar ajo.

Fotografitë e publikuara përmbledhin kujtime të ndryshme ndër vite, nga çaste familjare e deri te paraqitje publike, duke dëshmuar lidhjen e ngushtë që Dua ndan me të ëmën.

Anesa ka qenë gjithmonë një nga mbështetëset më të mëdha të këngëtares, duke e shoqëruar në shumë momente të rëndësishme të karrierës së saj dhe duke luajtur një rol të rëndësishëm në rrugëtimin e saj drejt suksesit.

Nuk është hera e parë që Dua shpreh publikisht dashurinë dhe respektin për familjen e saj.

Ajo shpesh publikon momente me prindërit dhe motrën e vëllanë, duke treguar se familja mbetet një nga shtyllat më të rëndësishme në jetën e saj.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026