Mesazhi i Peles për Messin
Lexohet për: 1 min.
pele
2 vite më parë
Linku u kopjua

Lionel Messi është shpallur kampion i botës me Argjentinën e tij pas triumfit në finalen spektakolare kundër Francës të dielën.

Ky ishte trofeu i vetëm që po i mungonte yllit të PSG-së dhe arritja e këtij suksesi ka gëzuar tej mase miliona njerëz nëpër botë.

Në mesin e tyre është edhe legjenda e Brazilit, Pele, i cili edhe pse nuk është në gjendje të mirë shëndetësore, e ka uruar argjentinasin përmes një shkrimit në Twitter, përcjellë KosovaPress.

“Sot, futbolli vazhdon të tregojë historinë e tij, si gjithmonë, në një mënyrë magjepsëse. Leo Messi fitoi Botërorin e tij të parë, ashtu siç e meritonte për karrierën e tij. Miku im i dashur Mbappé shënoi katër gola në një finale. Sa dhuratë ishte të shikoje këtë shfaqje, të ardhmen e sportit tonë. Dhe nuk mund të mos përgëzoja Marokun për fushatën e jashtëzakonshme. Është e mrekullueshme të shohësh Afrikën të shkëlqejë. Urime Argjentinë! Sigurisht që Diego Maradona po buzëqesh tani”, thuhet në letrën e Peles.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025