KQZ tregon të dhëna për daljen në zgjedhje deri në orën 15:00
Lajme
Lexohet për: 1 min.
kqz-genta-090225
17 orë më parë
Linku u kopjua

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se dalja e votuesve në zgjedhje deri në orën 15:00 është 28.32 për qind.

Nga 1.970.944 votues të regjistruar, prej tyre 558 mijë e 246 qytetarë kanë votuar deri në këtë orë.

Këto të dhëna, u bënë të ditura nga zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Dalja tregohet të jetë më e ulët sesa në zgjedhjet e vitit 2021 kur më 14 shkurt të atij viti deri në orën 15:00 kishin votuar 32,32 për qind apo 567 mijë e 934 votues nga 1 milion e 794 mijë e 862 me të drejtë vote.

Ndërkaq në zgjedhjet e 6 tetorit të vitit 2019 deri në orën 15:00 kanë votuar 29,28 për qind e votuesve apo 554 mijë e 750 votues nga 1 milion e 961 mijë e 214 qytetarë me të drejtë vote.

Me poshtë mund të shihni grafiken "Dalja në votime deri në orën 15:00 dhe krahasimi me dy palë zgjedhjet e kaluara"

https://kosovapress.com/radoniqi-deri-ne-ora-1100-kane-votuar-8-58-per-qind-e-qytetareve

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025