Ëndrrat e Real Madridit për të veshur Kylian Mbappe me fanellën e bardhë mbretërore më në fund u realizuan sot.
Superylli francez u prezantua para një “Santiago Bernabeu” të mbushur plot, ku 85,000 tifozë shikonin me sy yllin e tyre më të fundit, duke brohoritur dhe festuar, raporton KosovaPress.
Ndërsa ishte në Valdebebas për të nënshkruar kontratën e tij pesëvjeçare me Real Madridin, lojtari shfrytëzoi rastin për t'u lidhur me trajnerin e tij të ri dhe për të filluar ndërtimin e raporteve me skuadrën.
Në fakt, Ancelotti ka postuar një foto të tyre së bashku në rrjetet sociale, me një mesazh për nënshkrimin e ri 25-vjeçar.
“Mirë se erdhe në klubin më të mirë në botë. Mirë se erdhe në shtëpinë tënde, Kylian. HALA MADRID!”
Gjatë konferencës së tij për shtyp, Mbappe u pyet nëse ai dhe Ancelotti ishin angazhuar në një bisedë dhe lojtari zbuloi se ata kishin folur, por asgjë taktike.
Pikërisht në një muaj, Real Madrid do të ketë mundësinë të fitojë titullin e parë të sezonit, teksa do të përballet në Superkupën e UEFA-s kundër Atalantës.
Kur u pyet nëse do të paraqitej në ndeshje dhe do të ishte plotësisht në formë deri atëherë, Mbappe u përgjigj: