Mesazhet shoviniste kundër Kosovës, UEFA nis hetimet kundër Serbisë
Lexohet për: 1 min.
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Federata Serbe e Futbollit do të hetohet nga UEFA pasi tifozët e tyre shfaqën një pankartë që transmetonte një mesazh provokues të papërshtatshëm për një ngjarje sportive dhe për hedhjen e objekteve brenda stadiumit gjatë disfatës të së dielës nga Anglia.

Akuzat vijnë pasi Federata e Futbollit të Kosovës u ankua në UEFA për "tifozët serbë që shfaqin mesazhe politike, shoviniste dhe raciste kundër Kosovës" gjatë humbjes së tyre 1-0 nga Anglia.

UEFA tha gjithashtu se një Inspektor i Etikës dhe Disiplinës do të hetojë sjelljen e supozuar diskriminuese pas raporteve nga një vëzhgues për thirrjet me  zërin e majmunëve që u drejtoheshin lojtarëve anglezë nga një tifoz serb.

Tetë persona ishin arrestuar përkohësisht pas një përleshjeje mes tifozëve të Serbisë dhe Anglisë në Gelsenkirchen përpara ndeshjes të së dielës.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024