Nëse lufta me Iranin do të zhvillohej në një konflikt të madh rajonal, kjo mund të vendoste një barrë edhe më të madhe mbi Gjermaninë dhe Evropën, siç e përjetuam së fundmi gjatë pandemisë COVID ose në fillim të luftës në Ukrainë”, theksoi sot kancelari gjerman Friedrich Merz, shkruan rainews.it.
“Kjo luftë na shqetëson të gjithëve. Është bërë pjesë e jetës sonë të përditshme: çmimet e karburantit dhe energjisë janë rritur në Gjermani për javë të tëra dhe ne duhet të forcojmë mbrojtjen e sinagogave dhe komuniteteve hebraike”, shtoi ai.
“Nëse plotësohen kushtet e nevojshme, Gjermania natyrisht do të jetë e gatshme të kontribuojë në lirinë e lundrimit në Ngushticën e Hormuzit. Ne kemi bërë tashmë propozime për këtë qëllim, dhe unë rekomandoj shprehimisht ta bëjmë këtë brenda kornizës së një grupi ndërkombëtar kontakti, për të siguruar koordinimin më të mirë të mundshëm midis vendeve që janë të gatshme të kontribuojnë, siç është Gjermania”, deklaroi kancelari