Merret vendimi për yllin e Premier Ligës që është i arrestuar për përdhunim
Lexohet për: 1 min.
7-Premier Liga
1 vit më parë
Linku u kopjua

Një futbollisti të Premier Ligës që ishte arrestuar në verën e kaluar nën dyshimet për përdhunim i është zgjatur lirimi me kusht deri në muajin qershor të këtij viti.

Futbollisti, emri i të cilit nuk mund të bëhet publik për arsye ligjore, ishte arrestuar gjatë verës së kaluar në shtëpinë e tij në Londër, pas një akuze që ishte bërë nga një 20 vjeçare, raporton KosovaPress.

Ai u arrestua më tej ndërsa ishte në paraburgim, mbi akuzat për përdhunim të një gruaje tjetër në prill dhe qershor të vitit 2021.

Policia Metropolitane e ka konfirmuar se lirimi me kusht i futbollistit është zgjatur për të tretën herë me radhë deri në një datë të caktuar në qershor.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025