Merr votëbesimin qeveria e re greke
Lexohet për: 2 min.
hfghfg
1 vit më parë
Linku u kopjua

Me duartrokitje të fuqishme kanë pritur deputetët e partisë Demokracia e Re njoftimin e kryetarit të parlamentit që duke komunikuar rezultatet e votimit ka njoftuar se qeveria e re greke ka marrë votëbesimin pas një procesi treditor të deklaratave programore të saj.

Kabineti Mitsotakis ka marrë besimin e shumicës absolute nga 158 deputetë të grupit parlamentar të konservatorëve ,ndërsa kanë votuar kundër 142 deputetët e shtatë partive të tjera opozitare.

“Debati treditor, i cili përfundon sot, besoj se e ka bërë të qartë se ka një plan konkret të caktuar – pajtohet ose jo dikush me të – gjithësesi ka një plan që ka si objektiv qendror: Greqinë europiane në vitin 2027. Është ajo që e kam përshkruar si një modernizim i shumëanshëm në çdo fushë të jetës publike, gjithmonë me fokus të vazhdueshëm te njerëzit dhe gjithmonë mbi bazën e rezultateve të matshme dhe të prekshme”– tha Mitsotakis.

Në fjalimin e tij para votëbesimit kryeministri grek ka deklaruar se zgjedhjet treguan që Greqia ka hyrë në epokën e ndryshimeve të mëdha, kur vendi po përgatitet me zhvillimin e shpejtë ekonomik të përfitojë shkallën e nivelit të investimit, të shlyejë kreditë e vendit, të reduktojë pabarazitë sociale me uljen e papunësisë në 8%, të kryejë reformat në sistemin e shëndetsisë, të përfundojë dixhitalizimin e plotë të shtetit , të zbatojë prioritetet në arsim, të përshpejtojë proceset në drejtësi dhe të vazhdojë zbatimin e një politike të jashtme të fuqishme dhe të përgjegjshme.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025