Merr mbështetje të madhe nisma e Isak Nezirit për fondacionin “Leotrim Ahmeti”
Zgjedhjet 2025
Lexohet për: 2 min.
Nisma e kandidatit për deputet nga radhët e PDK-së, Isak Neziri po merr mbështetje të madhe nga sipërmarrës shqiptarë në Gjermani.
Neziri ka nisur një fondacion në emrin e Leotrim Ahmetit që u vra brutalisht nga forcat serbe gjatë luftës në Kosovë për të ndihmuar studentët në nevojë.
Tashmë, nismës së tij po dalin publikisht për t’i ndihmuar njerëz të cilët këtë iniciativë e shohin si mundësi shumë të mirë për të ju dal në ndihmë rinisë tonë të jashtëzakonshme që të studiojë e të kontribuojnë në Kosovë. Kjo në fakt është edhe një nga premtimet e Isak Nezirit si deputet i ardhshëm, dhe këtë thotë se do ta bëjë edhe me nisma tjera që e fuqizojnë rininë.
Njëjtë, Neziri ka vepruar tash e sa vite duke ju mundësuar studentëve shqiptarë që të punojnë punë sezonale në Gjermani, e me shumën e mirë të mjeteve që të njëjtit kanë marrë, kanë pasur mundësi që të gjitha shpenzimet e studimeve t’i kryejnë vet, e madje të ndihmojnë edhe familjet e tyre.
Njoftimin për bashkimin në nismën e Isak Nezirit e ka bërë i njëjti përmes rrjeteve sociale, duke thënë se Nehat Palloshi është sipërmarrësi i radhës që ka dalë në ndihmë.
“Jam i lumtur që Fondi i Bursave “Leotrim Ahmeti” po gjen gjithnjë e më shumë mbështetje! Sot, miku im nga Gjermania, afaristi Nehat Palloshi iu bashkua kësaj nisme, duke e bërë nismën tonë edhe me të fuqishme. Faleminderit për këtë kontribut Nehat! Ftojmë edhe të tjerë t’i bashkohen kësaj kauze për të ndihmuar nxënësit në nevojë”, ka shkruar Neziri.
“Artikull i sponsorizuar – zgjedhjet 2025”