Mërgimtarët po presin mbi tri orë për të dalë nga Kosova
Lexohet për: 1 min.
Merdare-600x360-1-560x404-1-1
1 vit më parë
Linku u kopjua

Mërgimtarët, sikurse edhe ditëve paraprake, edhe sot po përballen me pritje të gjata për të hyrë dhe për të dalë nga Kosova. Pritjet më të gjata janë në pikat kufitare, Merdarë dhe Dheu i Bardhë.

Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në pikën e kalimit kufitar, Merdarë pritjet në hyrje janë 180-200 minuta, derisa kolona është 1000 metra. Ndërsa, në dalje, në këtë pikë kufiare pritjet janë edhe më të gjata, 200-220 minuta, derisa kolonat janë 1200 metra, shkruan KosovaPress

Ndërkaq, në pikën e kalimit kufitar, Dheu i Bardhë pritjet në hyrje janë 50-60 minuta e kolonat janë 500 metra. Ndërsa, pritjet në dalje, në këtë pike kufitare janë 120-130 minuta, derisa kolonat janë 1000 metra.

Kujtojmë që, në ditët e fundit, mërgimtarët kanë pritur me orë të tëra në hyrje dhe dalje të Kosovës./KosovaPress

https://kosovapress.com/admin/nje-ore-e-gjysme-pritje-per-te-dale-nga-kosova-kolona-deri-ne-900-metra/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025