Benjamin Mendy u përpoq të përdhunonte një grua dhe përdhunoi një tjetër në shtëpinë e tij në Cheshire, pasi u mburr se "kishte bërë seks me 10,000 gra”.
Mendy, lojtar i Manchester Cityt, akuzohet se ka sulmuar një grua pasi ajo ka fjetur me shokun e tij, ndërsa një grua tjetër dyshohet se është sulmuar gjatë një feste në rezidencën e tij, raporton KosovaPress.
Por juria në gjyqin e mëparshëm nuk mundi të merrte vendime për dy akuzat e pazgjidhura me të cilat ai ende përballet.
Benjamin Aina KC, prokuror, përshkroi çështjen kundër Mendyt para një jurie në Chester Crown Court.
Gjatë kohës sa Mendy kishte tentuar ta përdhunonte njërën prej femrave në fjalë, kur ajo kishte rezistuar, mbrojtësi francez i kishte thënë se ajo ishte shumë e turpshme, duke shtuar: “Është mirë, kam bërë seks me 10 mijë femra”.