Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka deklaruar se tensionet e fundit në raportet e saj me presidentin amerikan Donald Trump nuk duhet të ndikojnë marrëdhëniet ndërmjet Romës dhe Uashingtonit.
Sipas agjencisë italiane të lajmeve ANSA, ajo ua bëri këtë të qartë ministrave gjatë një mbledhjeje të kabinetit qeveritar.
Brenda qeverisë italiane janë shfaqur shqetësime për pasojat e mundshme ekonomike dhe tregtare të përplasjes Meloni-Trump, përfshirë rrezikun e vendosjes së tarifave ndaj eksporteve italiane.
Tensionet u nisën pasi presidenti amerikan kritikoi Italinë për refuzimin e përdorimit të objekteve të saj ushtarake në mbështetje të operacioneve amerikane kundër Iranit ndërsa u rritën kur ai bëri një deklaratë të bujshme, gjatë samitit të G7 javën e kaluar në Francë, se Meloni i kishte kërkuar ta bëjnë një fotografi së bashku. Kjo e fundit mohoi pretendimet e amerikanit.Zyrtarët italianë po përgatiten gjithashtu për një takim të planifikuar mes Melonit dhe Trumpit në margjinat e samitit të NATO-s që do të mbahet muajin e ardhshëm në Ankara.
Ndërkohë, sipas ANSA-s, Trump ka ripërsëritur kritikat ndaj disa aleatëve të NATO-s për qëndrimin e tyre lidhur me operacionet e fundit ushtarake amerikane kundër Iranit dhe ka ngritur sërish mundësinë e rishikimit të rolit të Uashingtonit në aleancë.