Meloni nesër në Shqipëri, zbardhet agjenda e kryeministres italiane
Lexohet për: 1 min.
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni pritet të vizitojë Shqipërinë ditën e nesërme. Ajo do të shkojë në Gjadër, ku do të shohë edhe kampet e emigrantëve.

Meloni pritet të mbërrijë në Shqipëri rreth mesditës, ku do të pritet nga Kryeministri Edi Rama. Ata do të nisen më pas drejt Lezhës, ku do të inspektojnë dhe punimet e kryera deri më tani në dy kampet e emigrantëve, një marrëveshje që u nënshkrua vitin e shkuar nga dy krerët e qeverive.

Vizita e Melonit në Shqipëri parashikohet që të kryhet brenda ditës së mërkurë, ndërsa nuk bëhet me dije nëse kryeministrja italiane do të takohet me zyrtarë të tjerë përveç Ramës.

Sa i përket kampeve të emigrantëve në Lezhë të cilat do të administrohen nga shteti Italian, ende nuk kanë përfunduar punimet edhe pse parashikohej që kampet të hapeshin në maj të këtij viti. /vizionplus.tv/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024