Meloni: Integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE është vendimtar
Lajme
Lexohet për: 1 min.
7 muaj më parë
Linku u kopjua

Kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni deklaroi sot në Beograd se integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE është vendimtar.

Ajo pas takimit me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq deklaroi se BE nuk duhet të jetë një klub ku të vendoset se cilat vende janë evropiane, teksa ka folur edhe mbi procesin e dialogut në Bruksel me ndërmjetësimin evropian.

"Integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE është vendimtar, Serbia do të vazhdojë të ketë një qasje konstruktive në dialogun e saj me Kosovën. Por ka shumë çështje të tjera për të cilat ne mund të bashkëpunojmë mes njerëzve pragmatikë dhe seriozë”, tha Meloni.

Ndër të tjera, kryeministrja italiane iu referua luftës kundër flukseve të paligjshme migratore të parregullta dhe theksoi se në këtë kontekst, “energjitë tona duhet të fokusohen në dimensionin e jashtëm të problemit për ta trajtuar atë përpara se të mbërrijë në Evropë." /ANSA

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024