Mehmeti jep detaje për sulmin ndaj Policëve të Kosovës në veri
Lexohet për: 2 min.
samedin mehmeti
2 vite më parë
Linku u kopjua

Drejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti ka dhënë detaje për sulmin ndaj zyrtarëve policorë në veri të Kosovës.

Ai tha se fal fleksibilitetit të policëve dhe automjeteve të blinduara s’ka pasur të lënduar.

“Prej datës 13 i kishim katër sulme ndaj Policisë së Kosovës në mënyrë të sinkronizuar. Kjo na bënë me dije se kemi të bëjmë me një grup të organizuar që ka qëllim të pengojë Policinë e Kosovës. Në sulmin e parë janë vendosur mbi 40 iriq në formë metalike për të penguar patrollat policore. Në sulmin e dytë policët janë sulmuar me gurë, sulmi i tretë ka ndodhur mbrëmë ku 30 fishekë ndaj policisë, ndërsa sot janë sulmuar policët me granatë dhe Ak 47”, tha ai në një konferencë për medie.

Sulmohet Policia e Kosovës në veri me granat dore e kallash

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka bërë të ditur se sot është sulmuar Policia e Kosovës në veri të vendit.

Përmes një konferencë të jashtëzakonshme për medie, Sveçla tha se policia është sulmuar me granat dore.

“Sot rreth 07:40 ka ndodhur një sulm ndaj policisë së Kosovës të cilët kanë qenë duke realizuar ndërrimin në pikat kufitare. Ky sulm tashmë i faktuar me granat dore dhe AK 47 si një akt terrorist është bërë me qëllim të frikësimit të policisë dhe qytetarët. Grupet e ndryshme në 3 ditët e fundit kanë bërë katër sulme ndaj Policisë së Kosovës”, tha ai.

https://kosovapress.com/admin/sulmohet-policia-e-kosoves-ne-veri-me-granat-dore-e-kallash/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024