Mehaj: Forca e Sigurisë së Kosovës është duke e rritur profesionalizmin
Lexohet për: 2 min.
309241355_414721507469452_7503206459031987660_n
2 vite më parë
Linku u kopjua

Në konferencën “FSK dhe Partnerët”, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj tha se Forca e Sigurisë së Kosovës është duke e rritur profesionalizmin dhe kapacitetet.

“Në vitin 2021 FSK, ka marrë pjesë në misionin e parë paqësor, nuk do të jemi vetëm konsumues të sigurisë por edhe ofrues të sigurisë”, tha ai.

Ai ka përmendur pjesëmarrjen në Defender Europe 2021 si arritje e madhe e FSK-së.

“Në këtë forum me partnerët do të ritheksoja përkushtimin e Republikës së Kosovës për t’u koordinuar në sfidat e paqes dhe sigurisë,  mbështetjen e vazhdueshme dhënë ndaj FSK-së, gjithashtu të avancojmë praktikat në vendin tonë”, ka thënë Mehaj.

“FSK dhe Partnerët” është konferencë vjetore ndërkombëtare.

Drejtori i NALT-it, gjeneralbrigade Joachim Hoppe tha se, ky takim është me kohë pasi që ne po gjejmë prioritetet për vitin e ardhshëm, në veçanti për NALT-in dhe strategjinë 2023- 2025.

“Është mundësi e mirë për të nënvizuar disa nga rolet e NALT-it. NALT-i janë pjesëtarë të NATO-s, jemi për të ndihmuar zhvillimin e mëtejmë të FSK-së. Qëllimi ynë është formësojmë FSK-në që ndihmon paqen dhe sigurinë në bazë të principeve fundamentale, sundimit të ligjit, të drejtave të njeriut, dhe po punojmë me ju në baza ditore për të arritur këto qëllime”, tha ai.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025