Mehaj: Çdo hap drejt forcimit të ushtrisë e kemi hedhur me mbështetjen e ShBA-ve
Lexohet për: 2 min.
Mehaj
1 vit më parë
Linku u kopjua

Tani është ish-ministër i Mbrojtjes, por Armend Mehaj e ka shoqëruar pasardhësin e tij në takimin me atasheun amerikan, derisa ky i fundit kishte shkruar për t’i uruar Ejup Maqedoncit detyrën e re si ministër.

Mehaj ka shkruar se në këtë takim koloneli amerikan, Mosley, ka shprehur gatishmërinë e tij për vazhdim të bashkëpunimit dhe raporteve sipas tij të shkëlqyera.

“Për ne partner strategjik dhe i përhershëm do të mbeten Shtetet e Bashkuara të Amerikës me mbështetjen e të cilëve kemi hedhur çdo hap drejt forcimit të ushtrisë dhe shtetit tonë”, ka shkruar Mehaj.

Mehaj, dorëheqja e të cilit u pranua të martën nga kryeministri Albin Kurti, ka bërë sot homazhe te varri i veprimtarit të çështjes kombëtare Adem Demaçi.

“Vizioni i bacës Adem do të jetë ai që na udhëheqë neve në punën dhe angazhimet tona”, ka thënë Mehaj.

Para se të lë Ministrinë e Mbrojtjes, ai ka zhvilluar takim lamtumirës me pasardhësin e tij, Ejup Maqeodnci, si dhe udhëheqësit e drejtorive në këtë institucion.

Armend Mehaj ka shërbyer ministër i Mbrojtjes në Qeverinë Kurti, nga viti 2021.

Ai ka thënë se dorëheqja e tij nga Qeveria vjen për arsye familjare.

https://kosovapress.com/admin/dha-doreheqje-nga-pozita-e-ministrit-rrefehet-mehaj/
https://kosovapress.com/admin/kurti-emeron-minister-te-mbrojtjes-ejup-maqedoncin/
https://kosovapress.com/admin/ministri-i-ri-i-mbrojtjes-kam-nisur-nje-kapitull-te-ri-por-me-te-njejtat-synime/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025