Mehaj bën thirrje për unitet: Të bëhemi bashkë për hir të gjakut të dëshmorëve
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Mehaj bën thirrje për unitet: Të bëhemi bashkë për hir të gjakut të dëshmorëve
Screenshot
14/03/2026 - 11:47
Linku u kopjua

Ish-ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj u ka bërë thirrje të gjithë liderëve që të bëhen bashkë dhe kombin.

Ai ka shkruar në Facebook se ndoshta misioni më i vështirë nuk është lufta në front, por t’i bëjmë bashkë njerëzit dhe liderët tanë.

“Në jetën time kam kryer shumë misione dhe operacione, por ky po del të jetë ndër më të vështirët. Për hir të gjakut të dëshmorëve, lutja dhe thirrja ime është që të bëhemi bashkë. Ata dhanë gjithçka për këtë vend, dhanë jetën e tyre për lirinë tonë. Ndërsa ne sot kemi vetëm një detyrë: të ruajmë unitetin dhe të mendojmë për kombin. Koha i tregon të gjitha. Në fund, të gjithë e shohim kush çfarë ka bërë dhe çfarë ka dhënë për vendin. Sepse ai që është burrë i keq sot, nuk bëhet burrë i mirë as me pushtet e as pas katër vitesh. Prandaj, uroj dhe lutem që secili prej nesh të mendojë më shumë për kombin sesa për vetveten. Vetëm të bashkuar mund ta nderojmë sakrificën e atyre që ranë për këtë tokë”, ka shkruar ai.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026