Mehaj: 17 vjet në NATO, ditë krenarie për Shqipërinë dhe për gjithë kombin shqiptar
Drejtat Autoriale
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Mehaj: 17 vjet në NATO, ditë krenarie për Shqipërinë dhe për gjithë kombin shqiptar
Mehaj1234
01/04/2026 - 14:13
Linku u kopjua

Ish-ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Armend Mehaj, uroi drejtuesit e institucioneve të Shqipërisë në 17-vjetorin e anëtarësimit të saj në NATO. Ai njëherësh rikujtoi që ka shërbyer me forcat shqiptare në misione ndërkombëtare.

“Urime Shqipëri 17 vite në NATO.

Sot është një ditë krenarie për Shqipërinë dhe për gjithë kombin shqiptar. 17 vite në NATO janë dëshmi e përkushtimit tonë për të qenë krah për krah me aleatët.

Është nder dhe krenari për mua të jem shqiptar, të kem shërbyer me forcat shqiptare në misione ndërkombëtare, të jem vlerësuar nga institucionet shqiptare dhe të kem kontribuar në rrugëtimin drejt NATOs. Tani është koha që të gjithë së bashku të mbështesim Shqipërinë në hapin tjetër, integrimin në BE.

Urime Presidentit Bajram Begaj, Kryeministrit Edi Rama, qeverisë, ish qeverive dhe të gjithë atyre që kanë kontribuar ndër vite për këtë arritje historike.

Shqipëria gjithmonë krah për krah me aleatët”, shkroi Mehaj.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026