Zbuloni vendin më të lirë evropian për të udhëtuar, ku mund të shijoni një birrë për vetëm 1 euro. Tingëllon mahnitëse, apo jo? Por, ekziston një destinacion në kontinentin evropian ku çmimet janë aq të ulëta sa do të habiteni, shkruan e përditshmja spanjolle “Dimensión Noticias” (DTM).
Shqipëria, e vendosur në zemër të Evropës, njihet për historinë e saj të pasur, arkitekturën mbresëlënëse dhe kuzhinën e shijshme.Imagjinoni të ecni nëpër rrugicat me kalldrëm, të vizitoni kështjellat shekullore dhe të shijoni gatimet tradicionale pa u shqetësuar për shpenzimet, transmeton ATSh.
Në këtë vend, ju mund të shijoni kulturën vendase pa vuajtur pasojat e kostove të larta.
Nga turnetë në vreshta e deri te shëtitjet me varkë në lumenjtë piktoreskë, ky vend ofron gjithçka për çdo lloj udhëtari.
Nëse jeni duke kërkuar për një destinacion të përballueshëm, por magjepsës, mos hezitoni të vizitoni këtë vend evropian.
Përgatisni valixhet dhe zbuloni gjithçka që ju ofron ky destinacion.