Revista spanjolle “20 Minutos” e ka renditur Shqipërinë mes pesë destinacioneve më të bukura dhe më të përballueshme për të kaluar pushimet në vitin 2024.
Kur planifikojmë një udhëtim jashtë Spanjës, gjëja e parë që mendojmë është se do të na kushtojë shumë shtrenjtë.
Në të gjitha këto destinacione – ju mund të shijoni një verë relaksuese për rreth 40 euro në ditë, duke përfshirë akomodimin, ushqimin dhe transportin lokal.
Në vendet si (Shqipëri, Greqi, Armeni, Sllovaki, Laos) – shumica në Evropën Lindore – mund të shijoni pushime të paharrueshme pa shpenzuar shumë para.
Gjatë vizitës tuaj në vendin mesdhetar do të gjeni çmime shumë të lira, megjithëse kjo nuk është arsyeja më e rëndësishme, pasi territori i tij i vogël është plot me xhevahire për t’u zbuluar.
E vendosur në brigjet e detit Adriatik, në veri të Greqisë dhe përballë Italisë, për momentin pak turistë i njohin thesaret e mëdha që strehon.
Dhe për më tepër, Shqiperia është plot me qytete të vogla magjepsëse që ia vlen të eksplorohen me një ritëm të ngadaltë./ATSH