Media izraelite: Lëshohen raketa nga Libani drejt Izraelit verior
Lexohet për: 1 min.
wfgwqq
9 muaj më parë
Linku u kopjua

Sipas mediave izraelite të premten, një sërë raketash të lëshuara nga Libani synuan një zonë në veri të Izraelit. Të paktën 18 raketa u hodhën nga Libani në zona të hapura në zonën e malit Meron në rajonin e Galilesë së Epërme pranë kufirit, raporton e përditshmja Israel Hayom. Nuk raportohet për viktima apo dëme. Ushtria izraelite ende nuk ka komentuar mbi sulmin e raportuar. Më parë, ushtria izraelite tha se kishte kapur një dron, i cili pretendonte se ishte nisur nga Libani drejt rajonit të Galilesë Perëndimore në Izraelin verior. Sulmi ka rezultuar me dëme të vogla materiale në qytetin Julis, për shkak të fragmenteve të raketës përgjuese. Tensionet janë përshkallëzuar përgjatë kufirit të Libanit me Izraelin në mes të një shkëmbimi të sulmeve ndërkufitare midis Hezbollahut dhe forcave izraelite. /AA

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025