Unë e kam parë Tokën në shumë kënde të saj më të mira dhe kam eksploruar disa nga plazhet me rërë të saj të pacenuara. Kam udhëtuar nga plazhi i Kretes në Santorini në qytetin e vjetër të Dubrovnikut në Adriatik. Asgjë nga këto nuk më përgatiti për bukurinë e madhe të Rivierës Shqiptare, shkruan Danielle Owen në një artikull të botuar në revistën e përditshme amerikane me qendër në Nju Jork, “Thrillist”.
Shqipëria është pak më e madhe se Maryland dhe mund të ekslporohet nga kryeqyteti i modës i Tiranës deri në Alpet Shqiptare, shtigjet e të cilit rivalizojnë Zvicrën dhe Zelandën e Re.Drimadhes dhe Dhërmiu
Çdo vit, unë e nis verën time shqiptare me të njëjtin pelegrinazh në plazhin e Drimadhes.
Në fund të kësaj rruge gjarpëruese, paksa të frikshme, do të gjeni plazhin tim të preferuar në Shqipëri. Dhe në Tokë.
Në skajin verior të plazhit Drimadhes, një hark natyror në faqen e shkëmbit shkëmbor të çon në një breg më të vogël me guralecë.
Për akomodim, Drimadhes ofron kampingje buzë detit dhe hotele butikë në kodër
Për ata që kërkojnë një përvojë më të zhurmshme, mund të vizitojnë qytetin e Dhërmiut.
Dhërmiu njihet nga shqiptarët si vendi veror për të festuar dhe është bërë epiqendra e festivaleve të muzikës elektronike me të pranishmit nga e gjithë Evropa.
Gjipe
Në frymën e vërtetë shqiptare, një herë u nisa nga një plazh në tjetrin me një varkë të vogël.
Plazhet më të mira të egra janë të vendosura mes qytetit të festës Dhërmiut dhe qytetit më turistik të Himarës, të cilat të dyja ofrojnë shumë “ture” me varkë në plazh.
Nuk mund të humbisni plazhin e Gjipesë. Ky është xhevahiri i kurorës për adhuruesit e plazhit të egër dhe i kthyer në një legjendë në Shqipëri.
Nëse do të hynit në Gjipe do të gjenit dy restorante në kasolle, në ajër të hapur në të dyja anët e plazhit që shërbejnë ushqim deti, sallata dhe patate të skuqura.
Himarë
Shetitorja buzë plazhit të Himarës është e mbushur me pica, bistro luksoze me ushqime deti.
Shëtitjet në fshatrat përreth do t’ju çojnë përpara kopshteve, dhive që kullosin dhe fushave të improvizuara të futbollit.
Duke ecur përgjatë shkëmbinjve buzë detit, do të gjeni plazhin e Livadhit në veri të qytetit.
Pak më tutje do të arrini në Buneci, ku burimet malore derdhen në oqean.
Sarandë
Shëtitorja plot zhurmë që rrotullohet rreth gjirit është shtëpia e ngrënies së lirë me ushqime deti dhe shfaqje nga lokalet e natës buzë detit.
Ju keni shumë zgjedhje për plazhet e Sarandës. Shumica e tyre janë të vendosura në restorante dhe bare dhe ofrojnë çadra, karrige, hamak ose shtretër plazhi për t’u marrë me qira.
Jeta lokale është plot gjallëri në Sarandë.