Ish-zëvendëskomandanti i Forcave Detare të Shqipërisë, Artur Meçollari, ka folur mbi heqjen e regjimit të vizave për qytetarët e Kosovës dhe efektin që mund ketë në emigracionin e popullsisë.
Ai për Euronews Albania tha se personalisht mendon se nuk do të ketë një emigrim masiv të popullsisë sikurse në Shqipëri.
“Nuk parashikoj të ketë lëvizje masive. Arsyet janë të tilla, pasi në ndryshim nga Shqipëria, ne kishim 70 vjet izolim, ndërsa Kosova nuk i ka 70 vjet izolim. Kosova ka një kulturë migrimi dhe dalje jashtë edhe të mëparshme. E para, presioni i brendshëm nuk është si në Shqipëri. Pavarësisht nivelit të papunësisë, presioni i brendshëm nga pikëpamja e lirive dhe ajo ekonomike nuk është si në Shqipëri sot. Në momentin e parë do të ketë fluksin e rritjes, pasi është një kapërcim i jashtëzakonshëm nga pikëpamja e lirive individuale. Të gjithë do të shfrytëzojnë momentin të dalin, por kjo do të bjerë me kalimin e kohës”, tha Meçollari.
Dita e tretë pa viza, edhe sot qytetarët udhëtojnë për në shtetet e Bashkimit Evropian • KosovaPress