Dita e tretë pa viza, edhe sot qytetarët udhëtojnë për në shtetet e Bashkimit Evropian
Lexohet për: 2 min.
aeroporti-030124
1 vit më parë
Linku u kopjua

Nga 1 janari 2024 qytetarët e Kosovës fituan mundësinë që të udhëtojnë drejt zonës Schengen pa viza për qëndrime afatshkurtra. Sot janë bërë  tre ditë që nga dita që Kosova fitoi këtë të drejtë, teksa vizitat e kosovarëve po janë të ndryshme, me disa prej tyre që kanë zgjedhur automjetet, autobusët por edhe aeroplanët për të udhëtuar. Ata kanë vendosur që të vizitojnë më të dashurit e tyre e po ashtu edhe disa vende të ndryshme.

Qytetarët për KosovaPress janë shprehur të lumtur për këtë mundësi që tashmë e ka Kosova. Veton Aliu tha se ndalimi i lëvizjes së lirë ka qenë padrejtësi, ndërkaq ai shtoi se jeta jashtë vendlindjes tënde është e vështirë.

“Edhe ne jemi të gjithë si Evropa edhe kjo ka qenë një padrejtësi e madhe që iu është bërë popullit tani çdokush mund të del dhe të provojë veten, t’ia jap vetes një shans edhe ata që janë jashtë, do të binden vet që nuk është krejt çka po mendojnë dhe çka po dëgjojnë sepse edhe atje nuk është jetë me lule por mirë është që nuk u ndamë, na kanë ndarë padrejtësisht, aty po dihet edhe u erdh një fund”, tha ai.

Ndërkaq, kishte edhe shtetas të Kosovë të cilët jetojnë jashtë Kosovës. Besmir Gashi ishte ndër ta. Ai shtoi se dyert e shtëpisë së tij janë të hapura për ata që dëshirojnë ta vizitojnë.

Edhe Amir Istrefi u shpreh se me liberalizimin e vizave është një përparësi e madhe, përderisa ai ceku që në shtete Evropiane do të shkojë vetëm për vizita dhe jo që të jetojë apo që të punojë.

Gjithashtu edhe qytetari Mentor Haradinaj tregon se çmimet e biletave ka qenë të kushtueshme dhe se ai sapo ka filluar të vizitojë vende të ndryshme.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025