Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar rezultatet e Anketës së Ekonomive Bujqësore (AEB) për vitin 2025, të cilat tregojnë rritje të lehtë të sipërfaqes së shfrytëzuar të tokës bujqësore dhe të fondit blegtoral krahasuar me vitin paraprak.
Sipas të dhënave, sipërfaqja e përgjithshme e shfrytëzuar e tokës bujqësore është rritur për 510.9 hektarë ose 0.1 për qind, duke arritur në mbi 420 mijë hektarë gjatë vitit 2025.
Gjatë vitit 2025, toka e punueshme ka arritur në 189 mijë hektarë, ku dominon kultivimi i drithërave me 128 mijë hektarë, të ndjekura nga bimët foragjere, perimet, patatet, bishtajoret dhe kulturat industriale.
ASK njofton se sipërfaqja e ujitur të paktën një herë gjatë periudhës raportuese ishte 34,240 hektarë, ndërsa sipërfaqja e trajtuar me pesticide arriti në mbi 123 mijë hektarë.Sipas ASK-së, metodologjia dhe standardet e përdorura në këtë anketë janë të harmonizuara me rekomandimet e Eurostatit dhe ofrojnë një pasqyrë të detajuar të zhvillimeve në sektorin bujqësor të Kosovës.