Më pak pritje në pikat e kalimeve kufitare
Lexohet për: 1 min.
merdaree
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë të ditur se gjatë orëve të mbrëmjes ka rënie të pritjes nëpër pikat e kalimeve kufitare të Kosovës.

Pritjet më të gjata janë në dalje të Merdarës – 30 deri në 40 minuta, me kolona deri në 50 metra, derisa në hyrje të kësaj pike kufitare ato janë 5-10 minuta, dhe nuk ka kolona.

Te Dheu i Bardhë pritja në hyrje është 5-10 minuta, me kolona deri në 20 metra, ndërsa në dalje kolona është 20 metra e gjatë dhe pritjet janë 5-10 minuta.

Në pikën tjetër të vendkalimit kufitar Muçibabë pritjet në hyrje janë 5-10 minuta, me kolonën e automjeteve prej 20 metrash, ndërsa në dalje ka kolonë 80 metra dhe pritjet janë nga 10-20 minuta.

Në pikat tjera kufitare pritjet janë nga 3-10 minuta dhe nuk ka kolona, sipas të dhënave të orës 19:08.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025