I akuzuari për vrasjen e Liridona Ademajt, Granit Plava ka nis dhënien e mbrojtjes së tij. Plava deklaroi se vrasja ishte kryer në marrëveshje me Naim Murselin.
Ai deklaroi se Naim Murseli i ka kërkuar atij të marr përgjegjësinë për vrasjen e bashkëshortes së tij dhe i kishte ofruar pagë 1 mijë e 300 euro në muaj dhe një veturë G-Class për ta kryer vrasjen.
Aktualisht pyetje Plavës është duke i parashtruar avokati i tij, Skënder Gojani.
“Më ka thënë vetëm ke me marrë përgjegjësi ti, kurrgjë tjetër, Naimi. Mua më ka thënë Naimi që për këtë rast ka qenë në dijeni edhe Behxhet Pacolli, ti e din çfarë pushteti kemi ne, nuk ka shans me nejt më shumë se dy vjet, Naimi më ka ofruar pare dhe punë me 1 mijë e 300 euro rrogë, një veturë G-Class”, tha ai.