Me moton “GRU, JETË, LIRI”, nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut në Kosovë (YIHR) ka organizuar një aktivitet në shenjë solidariteti me gratë në Iran. Qëllimi i këtij aksioni ishte përkrahja e grave dhe vajzave të Iranit dhe mbarë botës, pas rastit të Mahsa Amini, e cila ishte vrarë në shtator të këtij viti nga policia e moralit në Iran, e akuzuar për shkelje të kodit konservator të veshjes së vendit.
Me pankarta në duar, ”Liri për gruan iraniane”, “Ne jemi me ty”, “Qëndroni me gruan e Iranit”, “Gratë mund të veshin çfarë të duan”, aktivistet kanë protestuar gjatë ditës së sotme në sheshin “Skënderbeu”, në Prishtinë.
Ajo tha se në shenjë solidariteti me gratë dhe vajzat në Iran, edhe si Nismë e të Rinjve për të drejtat e njeriut e shohin si jetike që ta bëjnë të ditur se edhe Kosova qëndron prapa kësaj kauze.
“Ne dënojmë aktet e dhunës ndaj vajzave dhe grave në Iran. Asnjë nga ne nuk jemi të lirë/a dhe nuk kemi arritur qëllimin e një shoqërie të drejtë dhe të barabartë përderisa ende ka shtypje në botë. Të drejtat e grave janë të drejta të njeriut! Të drejtat e grave iraniane janë të drejta të njeriut! Prandaj sot, jemi mbledhur këtu me moton, GRU, JETË, LIRI, duke ndjekur hapat e rezistencës së grave iraniane, për të qëndruar në solidaritet me to dhe me protestuesit iranianë si dhe për të kërkuar drejtësi për Mahsa Amini dhe të gjitha gratë e protestuesit e tjerë të vrarë në protestat e fundit”, tha ajo.
“Jemi këtu për me mbështetur këtë iniciativë edhe për të mbështetur gratë në Iran dhe në të gjithë botën, kushdo që dëshiron të mbështesë gratë në Iran duhet të jetë këtu sot.”, tha ajo.
Ndërsa sipas aktivistes Bjeshkë Guri ka qenë e nevojshme që edhe Qeveria të solidarizohet me gjendjen aktuale që po ndodh në Iran.
Rina Kadiri, aktiviste tjetër ka kërkuar edhe nga të tjerët ta përkrahin këtë nismë.
“Kjo nisëm duhet të përkrahet prej të gjithëve jo vetëm prej të rinjve, jo vetëm në Kosovë por në të gjithë botën për shkak se është akt rezistent aksioni i sotëm në Kosovë. Ftoj të gjithë qytetarët e Kosovës që ta ndjekin situatën në Iran dhe se çka është duke ndodhur atje dhe të merret si një shembull i keq dhe të realizojmë të drejtat e grave në Kosovë”, tha ajo.
Pas vrasjes së Mahsa Aminit, gratë dhe vajzat Iraniane marshuan rrugët dhe me javë të tëra po vazhdojnë protestat kundër autoriteteve të Iranit. Shumë prej tyre po heqin mbulesën, dhe po prejnë flokët në shenjë proteste dhe rezistence kundër kontrollit dhe dhunës së ushtruar në baza gjinore ndaj tyre. Shumë vajza dhe gra protestuese janë zhdukur dhe gjetur të vrara. Për këto shkelje të të drejtave të njeriut, vende e komunitete të ndryshme nëpër botë po protestojnë. Ajo u arrestua nga autoritet Iraniane, dhe dëshmitarët tregojnë se ajo është rrahur në një furgon. Mahsa Amini vdiq derisa ishte në paraburgim./E.Krasniqi