Përfundimi i vitit 2023 shënon një sukses të madh!
Të dhënat më të fundit të tregut të sigurimeve në Kosovë, për tërë vitin 2023, tregojnë se SIGAL UNIQA ruan pozitën si lider në treg, duke shënuar një volum të jashtëzakonshëm prej 19,046,899 eurosh në premiume!
Nëse e krahasojmë me vitin 2022, SIGAL UNIQA ka një rritje primesh prej mbi 2.5 milionë eurosh, çka tregon edhe besimin gjithmonë në rritje të qytetarëve dhe bizneseve ndaj kompanisë.
Edhe sa i përket dëmeve të paguara, SIGAL UNIQA Group Austria Kosovë mbetet sërish në krye të tregut. SIGAL UNIQA ka paguar 16,3% të totalit të dëmeve të tregut gjatë vitit 2023. E thënë në shifra konkrete 11,465,739 Euro ose 3,6 milionë euro më shumë krahasuar me vitin 2022.
SIGAL UNIQA Group AUSTRIA – Kosova është themeluar në vitin 2003 duke shënuar zbatimin e strategjisë për ndërkombëtarizim të aktivitetin sigurues të SIGAL sh.a.
Sot, pas më shumë se 20 vjetësh në treg, ajo është kompania më e madhe dhe më e besuar e sigurimeve.
Pas gjithë kësaj pune kolosale qëndron një staf drejtues i përgjegjshëm dhe staf punonjësish dhe agjentësh të mirëtrajnuar, jo vetëm në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedonimë e Veriut por edhe në Austri.
Ndaj sot, në Kosovë, SIGAL UNIQA është simbol i besueshmërisë, përgjegjësisë dhe shërbimit ekselent ndaj klientit.
Web: www.uniqa-ks.com
E-mail: [email protected]
Tel: +383 38 240 241