"Me Biçikleta n`Pranverë" zhvillohet në Podujevë
Lexohet për: 1 min.
347263346_940161790636259_2704539916466906001_n
1 vit më parë
Linku u kopjua

Aktiviteti tradicional "Me Biçikleta n`Pranverë", u zhvillua sot në Komunën e Podujevës, ku nisja u bë nga sheshi "Ali Ajeti", e shtegu ishte i gjatë rreth 10 km.

Sipas njoftimit të komunës, ngasësit e biçikletave përshkuan fshatrat Letanc, Bajçinë, Peran, Obrançë dhe kthimi përsëri në sheshin "Ali Ajeti".

“Në këtë aktivitet mori pjesë drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport, Pajtim Balaj dhe zyrtarë të tjerë komunal. Aktiviteti "Me biçikleta n'Pranverë" është aktivitet jo-garues dhe ka për qëllim promovimin e përdorimit më të shpeshtë të biçikletave në lëvizjen e përditshme tonën. Ky aktiviteti u organizua në bashkëpunim mes Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport dhe LLapi Cycling Group, e ku për sigurinë e ngasësve u përkujdes edhe Stacioni Policor në Podujevë dhe një ekip i shërbimit emergjent të QKMF-së në Podujevë”, thuhet në njoftim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024