Më 18 qershor në Suharekë tashmë tradicionalisht do të mbahet "Karnavali i Golden Eagle 2022" ku do të marrin pjesë grupe të ndryshme artistësh dhe këngëtarë me renome nga shumë shtete.
Ndër grupet kryesore artistësh dhe këngëtarësh që do të performojnë janë Dhurata Dora, Ghetto Geasy, Melinda, "Vertig Dance" nga Italia, grupi “Arcoiris” nga Brazili, grupi “ Struma” dhe “Moulen Rouge” nga Maqedonia e Veriut, "ORA ?I" nga Sllovenia, “Gladiatorët”, Orkestra Frymore “Afërdita” nga qyteti i Elbasanit, Ansambli “SH.K.A. Jehona” nga Suhareka, Grupi Polifonik “Argjiro” nga Gjirokastra, Ansambli Folklorik Autokton “Rugova”, “Karnavalet Ilire” të Malësisë së Sharrit etj.
Marrë parasysh numrin e madh të artistëve që do të marrin pjesë në këtë festival, pritet që pjesëmarrja e qytetarëve të jetë masive dhe kështu të ketë një atmosferë të paharruar në qytetin e kulturës, sportit dhe biznesit ndërkombëtar.