MD: Gërmimet në veri s’kanë të bëjnë me personat e zhdukur nga lufta e fundit
Lexohet për: 2 min.
f32g32g3
1 vit më parë
Linku u kopjua

Ministria e Drejtësisë (MD) ka bërë të ditur se gërmimet e sotme për gjetjen e eshtrave në dy lokacione në veri të vendit, nuk kanë të bëjnë me personat e zhdukur nga lufta e fundit ‘98-99.

Në një njoftim për media thuhet se aktivitetet fushore në veri të Mitrovicës, ndonëse në dy lokacione të ndryshme kanë të bëjnë me të njëjtin rast.

“Me urdhëresë nga Prokurori i Shtetit, ekipet e Institutit për Mjekësi Ligjore, së bashku me kolegët nga EULEX-i, kanë marrë pjesë në operacionet fushore që nuk kanë të bëjnë me mbetje skeletore nga lufta e fundit. Aktivitetet fushore të realizuara në Veriun e Mitrovicës janë kryer në dy lokacione të ndryshme, mirëpo që kanë të bëjnë me të njëjtin rast. Pasi rasti konsiderohet se është nën hetime, për më shumë detaje drejtohuni në zyrën e Prokurorit të Shtetit, regjionin e Mitrovicës ose në Komandën e Policisë, në Veriun e Mitrovicës”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, sot policia dhe EULEX-i kanë nisur gërmime për gjetje të eshtrave në Suhodoll dhe në magjistralen Leposaviq-Zveçan.

​Gjenden mbetjet mortore të 4 viktimave nga lufta e fundit në Bishtazhin të Gjakovës - KosovaPress

Gjenden mbetje mortore në Prishtinë, dyshohet se i përkasin luftës së fundit në Kosovë - KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025