MCC/MCA: Projekti 'Energji për barazi' transformon sektorin e energjisë
Lajme
Lexohet për: 4 min.
462576510_1086352549714147_6078615319357341266_n
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Për herë të parë në strategjinë e energjisë për vitin 2022-2031, do të ketë rritje në përqindjen e grave në sektorin e energjisë së paku deri në 25 për qind.

Kështu u tha në lansimin e projektit të “Energji për barazi”, nga MCC/MCA në Kosovë, aktivitet i cili synon fuqizimin e grave në sektorin e energjisë.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka thënë se vlerësimet kanë qenë se vetëm 9 për qind e fuqisë punëtore në sektorin e energjisë në Kosovë të jenë gra dhe tashmë do të jetë deri në 25 për qind.

“Sektori i energjisë i cili tradicionalisht ka qenë i dominuar nga burrat, ka përjetuar ndryshime të mëdha në dekada të fundit, pavarësisht progresit dhe ndryshimeve teknologjike, gratë vazhdojnë që të jenë të nënpërfaqësuara në pozita udhëheqës. Sa i përket pjesëmarrjes së grave në sektorin e energjisë në kohë kur kemi dizajnuar komponente, vlerësimet kanë qenë që vetëm 9 për qind e fuqisë punëtorë në sektorin e energjisë në Kosovës kanë qenë gra. Kjo pikënisje për dizajnimin e kësaj komponente të rëndësishëm por ka qenë arsyeja pse për herë të parë në strategjinë e energjisë për vitin 2022-2031 e kemi vendosur rritje e përqindjes së grave në sektorin e energjisë si një prej objektivave kyçe, ta rrisim në të paku 25 për qind”, ka thënë Rizvanolli.

Ndërsa, kryeshefja ekzekutive në MCA Kosovë, Florina Duli ka shtuar se përmes projektit JETA, do t’i thyejnë këto barriera, duke krijuar shtigje që gratë të përparojnë në sektorin e energjisë përmes garanteve dhe asistencës teknike.

“Ende shumë çka mbetet për të bërë për të adresuar mospërputhjen gjinor në këtë sektor, i cili përbëjnë vetëm 15 për qind të fuqisë punëtore. Kjo është me e theksuar në kompanitë publike, në ndërmarrjet publike, ku përfaqësimi i grave është më i ultë  se sa në sektorin privat. Në MCA mbetemi plotë shpresë që përmes projektit JETA t’i thyejmë këto barriera që t’i stimulojmë ndryshimet në kompani duke krijuar shtigje që gratë të përparojnë në sektin e energjisë e tutje përmes grandeve dhe asistencës teknike”, ka shtuar Duli.

Po ashtu, drejtori i projektit JETA, MCA Kosovë, Hamit Qeriqi ka vijuar se Programi i granteve ofron mbështetje financiare për kompanitë në tre kategori të ndryshme, të vogla, mesme dhe të mëdha, duke përfshirë organizata e shoqërisë civile.

“Aktiviteti përfshin tre nënaktivitete kyçe, granti për gratë në energji, forcimi i shtigjeve për përparim dhe përfshirje për gratë më energji dhe shpërblimi për kompaninë më të mirë. Programi i granteve ofron mbështetje financiare për kompanitë dhe këtë e kemi përshkallëzuar në tre kategori të ndryshme, mikro, të vogla, mesme dhe të mëdha dhe duke përfshirë organizatat e shoqërisë civile. Kemi disa iniciativa që lidhen me shtigjet që përqendrohen në zhvillimin e kapaciteteve të grave si mundësi për pune praktike, trajnimi dhe mundësi për bursa për programe specifike që lidhen me sektorin e energjisë”, ka vijuar Qeriqi.

E drejtori menaxhues i sektorit të operacioneve në MCC, Kevin Mitchell është shprehur se ky program investon drejt një të ardhme të energjisë që është më e përballueshme.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024