Federata e Futbollit të Kosovës ka bërë të ditur se nga sot, e deri më 15 tetorë, stadiumi “Fadil Vokrri” do të jetë i mbyllur. Ky vendim erdhi pas një vizite që këtij stadiumi ia kanë bërë ministri i Ministrisë së Sportit, Hajrulla Çeku dhe kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi.
“Presidenti Agim Ademi dhe Ministri i Sportit Hajrulla Çeku vizituan stadiumin “Fadil Vokrri” së bashku me ekspertët e fushave nga UEFA. Dr. Tugrul Hocaoglu, doktor i agronomisë dhe ekspert i fushave nga UEFA, i cili ka qenë përgjegjës për stadiumet e finales së Champions League, shpjegoi se bari natyral është në proces rritjeje dhe për këtë është e nevojshme kohë. Momentalisht, moti që po mbretëron është në favor të këtij procesi dhe puna do të kryhet intensivisht për një muaj”, thuhet në njoftimin e lëshaur nga FFK.