Mbyllja e Qendrës së Mjekësisë Familjare (QMF-IX) në “Kalabri” për shkak të renovimit, që parashihet të zgjasë deri në tre muaj, ka krijuar shqetësim tek qytetarët e kësaj rrethine në kryeqytet.
Ani pse Komuna e Prishtinës ka dalë me njoftim disa ditë para mbylljes, ata thonë se nuk janë informuar për një gjë të tillë.Isuf Ahmeti për KosovaPress thotë se për shkak të moshës dhe lëvizjes së shpeshtë të veturave do ta ketë të vështirë të shkojë për vizitë në QMF-të e tjera të kryeqytetit.
Madje, ai shprehet skeptik që procesi i renovimit do të përfundojë brenda tre muajve siç është premtuar, derisa tregon se nuk është njoftuar për këtë vendim të komunës.
Mos marrjen e shërbimeve për shkak të renovimit përgjatë tre muajve, Çitaku e konisderon si dëm të madh për qytetarët.
Shaban Kolaj tregon se për shkak të moshës së shtyrë, ka nevojë që të vizitohet tek mjeku më shpesh, derisa shpreson që riparimi i kësaj qendre të bëhet sa më shpejtë.
Për KosovaPress, Sadiku potencon se punimet mund të zgjasin deri në tre muaj.
Ai thotë se qëllimi i këtij veprimi ka qenë krijimi i kushteve më të favorshme për stafin e punës dhe vetë pacientëve.
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...