Mbyllet pjesa e parë, United me avantazh 2-0 kundër Liverpool-it
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Mbyllet pjesa e parë, United me avantazh 2-0 kundër Liverpool-it
New Project - 2026-05-03T142118.743
03/05/2026 - 17:20
Linku u kopjua

Manchester United ka mbyllur pjesën e parë me një avantazh komod 2-0 ndaj Liverpoolit në një përballje direkte tejet të rëndësishme për renditjen tabelare dhe për pozitën e Ligës së Kampionëve.

Matheus Cunha ndezi festën në "Old Trafford" që në minutat e para me një goditje të saktë, ndërsa Benjamin Sesko dyfishoi shifrat në minutën e 14-të, gol i cili u konfirmua edhe nga sistemi VAR pas dyshimeve për prekje të topit me dorë. Përveç golave, United rrezikoi edhe me Bruno Fernandes dhe sërish me Seskon, ndërsa Cody Gakpo pati mundësinë më të mirë për mysafirët në minutën e 17-të.

Me këtë rezultat të pjesës së parë, Manchester United po blindon pozitën e tretë me 64 pikë, duke u shkëputur në gjashtë pikë diferencë nga Liverpooli i vendit të katërt, i cili mbetet në kuotën e 58 pikëve dhe rrezikon të parakalohet nga Aston Villa.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026