Mbyllet pjesa e parë me Portugalinë në dominim ndaj Uzbekistan-it
5-Fifth
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Mbyllet pjesa e parë me Portugalinë në dominim ndaj Uzbekistan-it
New Project - 2026-06-23T175258.975
23/06/2026 - 19:53
Linku u kopjua

Portugalia ka mbyllur pjesën e parë me epërsi të thellë 3-0 ndaj Uzbekistanit në ndeshjen e Grupit K të Botërorit 2026.

Cristiano Ronaldo hapi serinë e golave në minutën e 6-të, kur shfrytëzoi një asistim të Joao Cancelos për të kaluar portugezët në avantazh.

Në minutën e 17-të, Nuno Mendes dyfishoi rezultatin me një supergol nga goditja e lirë. Edhe pse të gjithë prisnin që faullin ta ekzekutonte Ronaldo, kapiteni portugez ia la topin bashkëlojtarit të tij, i cili e dërgoi topin në rrjetë me një goditje spektakolare.

Uzbekistani mendoi se ishte rikthyer në lojë në minutën e 29-të me një gol të bukur të Azizjon Ganiev për 2-1, por pas rishikimit në VAR, goli u anulua për shkak të një faulli në ndërtimin e aksionit.

Vetëm pak minuta më vonë, Ronaldo goditi sërish. Në minutën e 39-të, ai shfrytëzoi një asistim të Bruno Fernandes dhe realizoi për 3-0, duke kompletuar dopietën personale.

Portugalia dominoi pjesën e parë, ndërsa Ronaldo vazhdoi të shkruajë histori, pasi më herët u bë lojtari i parë që shënon në gjashtë edicione të ndryshme të Kupës së Botës.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026