Mbyllen qendrat e votimit në veri
Lexohet për: 1 min.
435500383_1539882966874748_6858561050788534098_n
8 muaj më parë
Linku u kopjua

Në orën 19:00 janë mbyllur qendrat e votimit në katër komunat në veri të Kosovës ku sot qytetarët votuan pro ose kundër shkarkimit të kryetarëve shqiptarë.

KQZ më herët ka bërë të ditur se procesi i votimit ka qenë kryesisht i qetë dhe i rregullt, ndërsa numri i votuesve ka qenë tejet i ulët pasi pak ditë para votimit, Lista Serbe ftoi për bojkot me arsyetimin se listat e votuesve “janë të vjetruara”.

Sipas të dhënave të orës 15:00 në Zveçan nuk votoi asnjë qytetar me të drejtë  vote, në Leposaviq kanë votuar 122, Zubin Potok 17 dhe në Mitrovicë të Veriut 64.

Votimet në veri u mbajtën pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve verifikoi nënshkrimet e qytetarëve në peticionet e mbledhura nga mesi i muajit janar.

Konferenca e radhës e KQZ-së do të mbahet në ora 19:30 dhe ajo ka të bëjë me procesin e votimit në tërësi.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025